Video

Çmimet e produkteve jo ushqimore u rritën me 3% në 2025

Aktualisht, sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e qirasë përbën burimin kryesor të presioneve të brendshme inflacioniste

zh.ll
Çmimet e produkteve jo ushqimore u rritën me 3% në 2025
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Inflacioni bazë e mbylli në rritje vitin 2025, për herë të parë që prej vitit 2022. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, për dhjetorin inflacioni bazë arriti nivelin 3.03%, nga 2.5% që kishte qenë një vit më parë. Inflacioni bazë gjithashtu shënoi një rritje të lehtë edhe krahasuar me nivelin 2.98% të muajit nëntor, duke dëshmuar presionet në rritje inflacioniste nga ekonomia e brendshme. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, si produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga lëvizjet me natyrë më afatshkurtër. Aktualisht, sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e qirasë përbën burimin kryesor të presioneve të brendshme inflacioniste, por në mungesë të rritjeve të përsëritura në të ardhmen, efekti i saj mbi inflacionin pritet të jetë i përkohshëm.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB