TIRANË-Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi ligjet e paketës fiskale, duke përfshirë ligjet “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”, pavarësisht kundërshtimit nga FMN, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe nga Bashkimi Evropian. Dhoma Amerikane e Tregtisë është shprehur se mungon konsultimi dhe transparenca, ndërsa FMN ka deklaruar se “Paqja Fiskale” minon progresin në administrimin tatimor dhe rrezikohet qëndrueshmëria fiskale. Ligji për paqen fiskale synon rregullimin e marrëdhënieve financiare dhe fiskale, si dhe krijimin e lehtësive për subjektet që kanë detyrime të prapambetura ndaj shtetit. Dekretimi dhe më pas botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve të paketës fiskale i hap rrugë zbatimit të tyre nga administrata tatimore. Ndërsa zbatimi i plotë nis pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe miratimit të akteve nënligjore përkatëse.
/ZËRI