
GJERMANI- Bota e futbollit ka humbur një tjetër legjendë, Andreas Brehme. Futbollisti gjerman dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, duke u larguar në mënyrë të parakohshme nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Në Kupën e Botës 1990, Andreas Brehme luajti një rol kyç në fitimin e titullit, duke u etiketuar gjerësisht edhe si heroi i Gjermanisë.
Partnerja e tij Susanne Schaefer e konfirmoi vdekjen këtë të martën (20 shkurt 2024) në emër të familjes së tij.
Në finalen e Romës më 8 korrik 1990, Brehme shënoi golin e fitores 1-0. Me penallti në minutën e 85-të. Kundërshtari ishte Argjentina me superyllin Diego Armando Maradona. Vdekja e Breheme vjen pak më shumë se një muaj pas vdekjes së mentorit të tij dhe ikonës gjermane Franz Beckenbauer.
Vdekja e Bekenbauer thuhet se ka prekur thellë Brehmen.