
TIRANË- Një shqiptare, anëtare e një bande që grabiti 26 shtëpi, ka kërkuar që të mos dëbohet nga Spanja për hir të dashurisë. Gruaja, e cila tashmë ka vuajtur dënimin e saj dhe pritet të rikthehet në Shqipëri, ka deklaruar se po i bëhet një padrejtësi duke e ndarë nga dashuria që gjeti tek një person të cilin e takoi teksa ndodhej në qeli. Ajo shprehet se personi në fjalë ka një servis makinash, nuk ka shkelur kurrë ligjin dhe se së bashku do të krijojnë një familje.
Gjykata nga ana tjetër, është shprehur se prova e vetme për dashurinë e tyre ka qenë deklarata e burrit që pretendonte se ishte partneri i saj, por që nuk ka asnjë procesverbal regjistrimi të tyren si çift. E vetmja gjë që mund t’i japë zgjidhje kësaj dashurie dhe që mund të ndihmojë në mosndarjen e çiftit është celebrimi në Spanjë, hap që nuk dihet nëse do të ndërmerret prej tyre.