Video

Shqipëria ngjit pikët në 'PISA'2025, por larg nga OECD! "Çalon" te leximi!

Sipas rezultateve të publikuara të raportit, theksohet se nxënësit në Shqipëri shënuan rezultate më të ulëta se mesatarja e OECD-së në matematikë, lexim dhe shkencë.

zh.ll
Shqipëria ngjit pikët në 'PISA'2025, por larg nga
FOTO

Shqipëria ka shënuar përmirësime të ndjeshme në testin PISA 2025, krahasuar me rezultatet e vitit 2022. Në PISA 2025, Shqipëria ka marrë 433 pikë në matematikë, 435 pikë në shkencë dhe 408 pikë në lexim. Megjithatë, vendi vijon të renditet ndjeshëm nën mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Sipas rezultateve të publikuara të raportit, theksohet se nxënësit në Shqipëri shënuan rezultate më të ulëta se mesatarja e OECD-së në matematikë, lexim dhe shkencë. Një përqindje më e vogël e nxënësve në Shqipëri sesa mesatarja në të gjitha vendet e OECD-së kishin performancën më të mirë. Sipas përqindjeve të pikëve të evidentuara në raport, shifrat më të dobëta janë regjistruar në lexim, ku rreth 50% e nxënësve në Shqipëri arritën Nivelin 2 ose më të lartë në lexim (mesatarja e OECD-së: 69%). Ndërkohë që sipas raportit, në Shqipëri, pothuajse asnjë nxënës nuk arriti rezultate në Nivelin 5 ose më të lartë në lexim (mesatarja e OECD-së: 6%).

/ZËRI

Poll

MOS HUMB