Video

Shpallet në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut

Në konfrontim e sipër, 37-vjeçari ka qëlluar me thikë 85-vjeçarin, i cili ndodhet në spital. Asllan Fetiu zotëron edhe një bar-kafe përballë lokalit ku ndodhi plagosja.

F.m
Shpallet në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut
Asllan Fetiu dhe Klodian Allajbeu

TIRANË- Administratori i një prej bizneseve të biznesmenit Klodian Allajbeu që zotëron Spitalin Amerikan është shpallur në kërkim pasi akuzohet për plagosje. Asllan Fetiu që rezulton administrator i “AnaMark”, ka plagosur një të moshuar një ditë më parë në qytetin e Beratit. Fetiu është futur në lokal me thikë në dorë dhe ka kërkuar një person me precedentë penalë, të quajtur Fatjon Azizolli, por i moshuari i ka thënë se ai nuk ndodhej aty dhe ka kërkuar ta nxjerrë jashtë. Në konfrontim e sipër, 37-vjeçari ka qëlluar me thikë 85-vjeçarin, i cili ndodhet në spital. Asllan Fetiu zotëron edhe një bar-kafe përballë lokalit ku ndodhi plagosja. Ndërsa aksionet e “AnaMark” që administrohen prej tij, zotërohen nga kompania e Allajbeut.

 

Poll

MOS HUMB