
TIRANË- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur më 20 mars në Lushnjë, ku një 43-vjeçar që as nuk dëgjon dhe as nuk flet, është dhunuar nga dy persona të tjerë. Konkretisht Fabjol Hysi është sulmuar brutalisht nga dy të rinjtë, Enea Korreshi, 17 vjeç dhe Irdi Nasufi, 20 vjeç. Dy të rinjtë fillimisht e kanë trembur 43-vjeçarin dhe më pas e kanë ndjekur dhe kanë filluar ta godasin me grushte. Në sherr e sipër, 20-vjeçari Nasufi e ka goditur me një gur në kokë Hysin. Si pasojë e dhunës, Hysi ka pësuar fraktura në kafkë e hemorragji në tru dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në luftë për jetën. Policia, në njoftim zyrtar ka bërë me dije se kanë vënë në pranga dy dhunuesit.