Video

“Sfida e Supermenit” që po rrezikon jetën e adoleshentëve

Për shkak të kësaj sfide kanë përfunduar në spital në Rumani dhjetëra adoleshentë, me fraktura të rënda.

F.m
“Sfida e Supermenit” që po rrezikon jetën e
Foto Ilustruese

TIRANË- Një sfidë e re që po rrezikon jetën e adoleshentëve, po qarkullon në platformën TikTok. Paralajmërimi vjen nga kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale, ka njoftuar prindërit dhe adoleshentët për këtë rrezik. Për shkak të kësaj sfide kanë përfunduar në spital në Rumani dhjetëra adoleshentë, me fraktura të rënda. Loja quhet “Sfida e Supermenit” dhe konsiston në hedhjen me njërën dorë përpara, njësoj si personazhi për fëmijë, Superman. Nëse kapesh nga miqtë shpëton dhe nëse jo, përfundon me gjymtyrë të thyera.

Poll

MOS HUMB