Video

Rikthehet Xhisiela Maloku, paraqitet për herë të dytë në SPAK

Maloku u paraqit në SPAK ku qëndroi për disa minuta.

F.m
Rikthehet Xhisiela Maloku, paraqitet për herë të dytë
Xhisiela Maloku

TIRANË- Xhisiela Maloku, ish-e dashura e djali të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është paraqitur për herë të dytë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Por, nuk dihet se përse është kërkuar që të dëshmojë në SPAK.

Teksa futej në godinë, ajo ishte e shoqëruar nga një vajzë tjetër. Edhe një javë më parë, Maloku u paraqit në SPAK ku qëndroi për disa minuta. Xhisiela Maloku u bë protagoniste në vitin 2018 kur denoncoi të dashurin e saj Rexhep Rraja për dhunë. Rexhep Rraja u vu në pranga. Çështja u mbyll pasi vetë Xhisiela Maloku deklaroi se gjithçka e kishte bërë nga xhelozia pasi Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër dhe Rraja u dënua me vetëm 1 vit shërbim prove.

Poll

MOS HUMB