
TIRANË- Biznesmeni Besnik Halili, i cili zotëron monopolin e tregtimit të oksigjenit të lëngshëm dhe kompresuar, përmes kompanisë “G.T.S” në Shqipëri që administrohet nga vetë ai, është rikthyer në procedurat e tenderave në vend, edhe pse nga përgjimet e anti-mafias, rezultonte se kishte lidhje me grupin mafioz ‘Ndrangheta.
Sipas njoftimit në Agjencinë e Prokurimit Publik, rezulton se kompania “GTS- Gazra Teknik Shqiptar”, ka marrë tenderin 640 mijë Euro, për furnizimin me oksigjen të Spitalit Rajonal- Durrës me afat 1 vit. E njëjta kompani është shpallur fituese edhe për të njëjtën procedurë në spitalin e Kurbinit. Besnik Halili u bë i njohur për publikun pas publikimeve të përgjimeve të ‘Ndranghettas.
Besnik Halili, president i grupit Sol në Shqipëri, kompania që në vendin tonë njihet me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk”, dyshohet se ishte garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallo për të korruptuar qeveritarë dhe po ashtu, për të pastruar para në Shqipëri. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove.
‘Niku’ premtonte gjetjen e një hapësire në Shqipëri për futjen e tyre në tregun vendas për ndërtimin e rrugëve dhe për shitjen e materialeve.
Në maj të këtij viti, zyrat e Grupit ‘G.T.S’ i janë nënshtruar një vale kontrolli nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK. Pavarësisht hetimeve nga SPAK, vijon të fitojë ende tendera./ZËRI