
FRANCË- Një ngjarje e rëndë po bën bijë në Francë! Videoja ku një edukatore kopshti godet me gjithë forcën e saj një vajzë 3-vjeçare është parë më shumëse 300 mijë herë, por është kthyer në çështje dite në Francë.
Imazhet e videos janë rrëqethëse!
VIDEOJA:
Në një video të postuar në rrjetet sociale, vogëlushja dhunohet barbarisht nga edukatorja, e në një moment bie në tokë. Teksa e vogla qan, shokët e saj të kopshtit detyrohen që të jenë dëshmitarë të të gjithë skenës. Në fund të videos, pasi e ka dhunuar, edukatorja e çon të miturën në një cep të kopshtin dhe i hedh diçka në fytyrë. Më pas, dëgjohet duke i thënë: Ndihesh mirë?
Familja e vajzës ka bërë kallëzim ndaj edukatores, ndërsa drejtoresha e institucionit, Nicole Beloube, ka pezulluar gruan që sulmoi të miturën. Aktualisht, vajza e vogël i është nënshtruar një kontrolli mjekësor për të vlerësuar gjendjen e saj psikologjike. Mjeku i parë vlerësoi se “trauma psikologjike e pësuar nga fëmija është e rëndë”, pasi vogëlushja nuk i shikon bashkëbiseduesit në sy dhe nuk pranon që të flasë për edukatoren e saj./ZËRI