
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike për vitin 2024. 11 parti politike kanë marrë në total nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë. Ajo që kryeson listën, e cila ka marrë edhe pjesën më të madhe të tortës është Partia Socialiste, e cila ka përfituar rreth 151.4 milionë lekë. Grupi i Partisë Demokratike që drejtohet nga Lulzim Basha vjen e dyta me 106.6 mln lekë, e treta Partia e Lirisë me 15.5 mln lekë. Kryedemokrati Sali Berisha dhe grupi i mbështetësve të tij kanë mbetur pa fonde, në mungesë të vulës. Partia Republikane ka marrë 11.4 milionë lekë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 9.7 milionë lekë, Partia Socialdemokrate 12.3 milionë lekë, ndërsa Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar nga 8 milionë lekë secila.