Video

Punonjësit e aeroportit vjedhin bagazhet e udhëtarëve

Ka qenë vëzhgimi i kamerave të sigurisë që ka pikasur dy kolegët që hapnin çantat e udhëtarëve dhe merrnin sende me vlerë prej tyre, madje edhe para.

F.m
Punonjësit e aeroportit vjedhin bagazhet e udhëtarëve
Vjedhja

SHBA- Josue Gonzalez, 20 vjeç dhe Labarrius Williams, 33 vjeç, të dy punonjës në Aeroportin Ndërkombëtar në Florida janë vënë në pranga pasi akuzohen se vidhnin valixhet e pasagjerëve gjatë kontrollit të sigurisë. Ka qenë vëzhgimi i kamerave të sigurisë që ka pikasur dy kolegët që hapnin çantat e udhëtarëve dhe merrnin sende me vlerë prej tyre, madje edhe para.

Dyshimet janë se Gonzales dhe Williams e bënin këtë gjë prej vitesh. Dyshimet e hetimet nisën pas ankesës së një pasagjeri, i cili pretendoi se i ishin vjedhur 600 dollarë nga portofoli i tij. Kjo gjë bëri që autoritetet të vëzhgonin punonjësit përmes pamjeve të sigurara nga kamerat e sigurisë, duke sjellë kështu dhe zbulimin e vjedhjeve.

Poll

MOS HUMB