MEKSIKË- Mbetjet e disa qenieve që dyshohet se janë “jo-njerëzore” u prezantuan të martën në seancën e parë publike të Kongresit të Meksikës mbi Fenomenet dhe Anomalitë e Paidentifikuara, të njohura si UFO.
Dy trupat e gjetur më 2017 në Peru dyshohet se janë 700 dhe 1800 vjeç të vjetër. Ata kanë vetëm tre gishta në secilën dorë dhe koka të zgjatura.
Gazetari dhe studiuesi meksikan Jaime Maussan tha se kjo është dëshmi e qartë se trupat e prezantuar janë jo-njerëzorë.
Administratori i NASA-s Bill Nelson tha ditën e djeshme në një konferencë për shtyp, se ai beson se mund të ketë alienë, që jetojnë në një planet tjetër si i yni.
Nelson pranoi se me miliarda yje në miliarda galaktika atje, një Tokë tjetër mund të ekzistojë.
“Nëse na pyesni nëse ka forma të tjera jete në pafundësinë e universit, atëherë përgjigja është po”, tha drejtori i NSA dhe ish-astronauti Bill Nelson.