
MOSKË- Fakti që shkoi vetë në Moskë për të takuar mikun e tij, presidentin rus Vladimir Putin, nuk do të thotë që lideri i Koresë së Veriut i beson verbërisht. Në rrjetet sociale u shfaq një video e truprojave të Kim Jong Un duke përdorur doreza të bardha për të fshirë karrigen në të cilën ai do të ulej gjatë takimit me presidentin rus Vladimir Putin.
Videoja është publikuar nga Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Reportedly, these are preparations to make sure that the chair Kim Jong Un would sit on is in the best possible condition. pic.twitter.com/xDsr9P7lG7
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 13, 2023
Në një koment në postimin e tij, një nga përdoruesit e rrjetit social X (ish-Tëitter) ka shkruar se pastrimi është bërë për të hequr gjurmët e gishtave dhe gjetjet e ADN-së të liderit të Koresë së Veriut. Videoja tërhoqi vëmendjen edhe të gazetës britanike Daily Mirror, në faqen e së cilës raportohej se karrigia ishte fshirë para takimit mes Putinit dhe Kim, pasi në një moment njëri prej asistentëve edhe peshon mbi karrike për të provuar nëse e mban diktatorin, i cili thuhet se peshon më shumë se 130 kilogramë.
Po ashtu, "Daily Mirror" shtoi se Kim ka pasur frikë për përdorimin e agjentit vdekjeprurës Novichok dhe Polonium 210, të përdorura në të shkuarën nga rusia për të 'eliminuar' armiqtë.