Video

Pse se durojnë dot njëra-tjetrën Rita Ora dhe Dua Lipa?

Duke patur parasysh se bukuroshet janë të dyja me origjinë nga Prishtina dhe lindur e rritur në Britaninë e Madhe, do ishte e drejtë të mendoje se midis tyre do të kishte një afrimitet të natyrshëm. Mirëpo, gjatë gjithë këtyre viteve, Dua dhe Rita nuk janë parrë kurrë në praninë e njëra tjetrës, apo të shfaqin mbështetje të ndërsjellë në rrjete sociale.

Redaksia Zëri
Pse se durojnë dot njëra-tjetrën Rita Ora dhe Dua Lipa?
Rita Ora dhe Dua Lipa

TIRANË- Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy yje të muzikës, që prej vitesh tashmë po korrin sukses në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë për origjinën e tyre. Duke patur parasysh se bukuroshet janë të dyja me origjinë nga Prishtina dhe lindur e rritur në Britaninë e Madhe, do ishte e drejtë të mendoje se midis tyre do të kishte një afrimitet të natyrshëm. Mirëpo, gjatë gjithë këtyre viteve, Dua dhe Rita nuk janë parrë kurrë në praninë e njëra tjetrës, apo të shfaqin mbështetje të ndërsjellë në rrjete sociale. Në fakt, vajzat as që ndiqen në Instagram!

Një armiqësi e tillë nuk është parë me artiste të tjera shqiptare si Bebe Rexha apo Ava Max.

Prandaj, ku e ka burimin kjo “zënkë macesh” mes dy bukurosheve tona?

Mendohet se kur Dua ishte në hapat e parë të karrierës së saj, ka kërkuar ndihmën e Elena Orës, motrës së Ritës.

Asokohe Elena punonte për një kompani të rëndësishme muzikore, dhe Duas i duhej një dorë për të ngjitur hapat e karrierës. Elena ka refuzuar, dhe arsyeja për këtë mund të ketë qenë frika se Dua mund t’i “rrëmbente” vendin Ritës. Në një intervistë shumë të vjetër, kur Dua ishte një adoleshente që aspironte të prekte botën e muzikës, ajo është pyetur për Rita Orën, që në atë kohë ishte artistja më e suksesshme shqiptare.

“Jam shumë, shumë krenare për Ritën”, ka thënë ajo. 

Duket se gjërat ndryshojnë shpejt dhe idhujt kthehen në kolegë. Sot Dua është një superyll botëror që dukshëm ja ka kaluar Ritës në klikime, shitje, fansa, audiencë në koncerte, bashkëpunime etj. Dua numëron 88.5 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa Rita 16 milionë.

Rita duket se ka bërë një përpjekje për të thyer akullin, me anë të një postimi ku thuhet “Vendosni Kosovën në hartë”, iniciativë e Apple, ku shkroi: Do të doja shumë që Apple të shpërndante ndërgjegjësimin duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova janë plot me talente të mëdha dhe të bukura dhe jam shumë krenare për kolegët e mi të mrekullueshëm, të fortë, të talentuar që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Ne ndajmë dashuri, paqe dhe bashkim sot me Bebe Rexhën, Dua Lipën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin, Ava Max-in e shumë të tjerë.

Ndonëse Rita e ka përmendur dhe etiketuar në postim, Dua Lipa nuk ka reaguar as me një koment, siç kanë bërë këngëtaret e tjera. Rivaliteti dhe tensioni midis dy artisteve nga Kosova është i dukshëm, por mbetet për t’u parë nëse një ditë do vendosin t’i lënë pas hatërmbetjet e vjetra./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB