Video

'Pse nuk reagon ti mi?!'/ Sërish sherr mes Braçes dhe Bardhit, socialisti: Po ik mos na hap barkun

E gjitha ka nisur për Kontrollin e Lartë të Shtetit, por më pas Bardhi ka kërkuar ndërhyrje nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla me pretendimin se Braçe e kishte ofenduar.

k.m.
'Pse nuk reagon ti mi?!'/ Sërish sherr mes Braçes dhe
Gazment Bardhi dhe Erion Braçe

TIRANË- Sërish përplasje në Kuvendin e Shqipërisë mes deputetëve Erion Braçe dhe Gazment Bardhi. E gjitha ka nisur për Kontrollin e Lartë të Shtetit, por më pas Bardhi ka kërkuar ndërhyrje nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla me pretendimin se Braçe e kishte ofenduar. Ky i fundit gjithashtu ndërhyri nga vendi duke dhënë versionin e tij.

PJESË NGA SHERRI NË KUVEND:

Nikolla: Ju lutem qetësohuni!
Bardhi: Pse nuk reagon ti? Pse nuk reagon?
Nikolla: Nuk dëgjuam asnjë fjalor.
Braçe: Nuk i thashë fare as atij, as atij
Bardhi: Po kujt i the?
Braçe: Ik mos na hap barkun!
Bardhi: Ore palaço!

Poll

MOS HUMB