Video

Jugu reflekton! Çmimet ulen deri në 50%

Në Ksamil, uljet shkojnë deri në -50% ku për një natë që dikur paguaje 200 euro, tashmë paguan vetëm 100. Ishte Vlora e para që nisi këtë lëvizje.

F.m
Jugu reflekton! Çmimet ulen deri në 50%
Çmimet në Jug

TIRANË- Hotelet në jug të vendit kanë nisur uljet e çmimeve. Bizneset në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil janë vënë në lëvizje edhe pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se rritja e çmimeve do të kthehet në një boomerang për ekonominë vendase. Sipas Monitor, në Booking, një pjesë e madhe e hoteleve apo apartamenteve në Sarandë kanë ulur tarifat e tyre me 20-50 euro nata. Në Ksamil, uljet shkojnë deri në -50% ku për një natë që dikur paguaje 200 euro, tashmë paguan vetëm 100. Ishte Vlora e para që nisi këtë lëvizje. Pronarët e hoteleve në jug shprehen se kanë të rezervuara 100% të kapaciteteve për periudhën gusht-shtator, megjithatë ulja e çmimeve nuk e tregon këtë.

 

Poll

MOS HUMB