Video

Pse 'Little life' po bën namin?

Të gjithë ata që e kanë lexuar e cilësojnë si librin më të trishtë të shekullit, ndërsa shtojnë se teksa shfletonin faqet e tij nuk i kanë ndalur dot lotët.

k.m.
Pse 'Little life' po bën namin?
Libri

TIRANË- Në rrjetet sociale bëhen viralë edhe libra! Po, po! Sado e çuditshme të duket, është e vërtetë. I tillë është rasti i librit 'Little life', i cili po bën "namin" në rrjet. Të gjithë ata që e kanë lexuar e cilësojnë si librin më të trishtë të shekullit, ndërsa shtojnë se teksa shfletonin faqet e tij nuk i kanë ndalur dot lotët. Ndaj për të gjithë kuriozët, po ndajmë pak nga përmbledhja e librit. 

Libri është historia e katër të diplomuarve që shpërngulen në Nju Jork për të hapur rrugën e tyre në jetë. Willem është një aktor aspirant; Malcolm dëshiron të jetë një arkitekt, por mendon se puna e tij nuk e plotëson; JB është i talentuar dhe përpiqet të hapë rrugën e tij në botën e artit; dhe Jude, një avokat ambicioz, i shkëlqyer, por thellësisht i shqetësuar.

Ne ndjekim jetën e tyre gjatë dekadave, ndërsa marrëdhënia e tyre me njëri-tjetrin ndryshon. Ata bashkohen, ndahen dhe largohen nga dashuria dhe i jepen varësive. Është Jude me trupin e dëmtuar nga lëndimet dhe traumat e fëmijërisë, ai që është qendra e librit, si për miqtë, ashtu edhe për lexuesin.

A mund t'i kapërcejë ai demonët e tij?

Por kujdes, ju që do ta lexoni duhet të jeni të vetëdijshëm se ky libër përmban përshkrime të abuzimit, vetëlëndimit dhe ideve vetëvrasëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB