Video

Momentet që humbëm nga "Golden Globes"

Shfaqja e këtij viti ishte e rëndësishme sepse ishte eventi i parë madhor pas grevës së aktorëve në Hollywood dhe gjithashtu pritshmëritë e audiencës për prodhimet e tyre të preferuara filmike ishin të mëdha.

Amanda Dushku
Momentet që humbëm nga "Golden Globes"
Foto ilustruese

SHBA- Të dielën që lamë pas, më 7 janar, u mbajt shfaqja e 81 e ‘The Golden Globes’, një nga më të rëndësishmet në botën e kinematografisë dhe ndarja e çmimeve u bë në Beverly Hills, në hotelin Beverly Hilton, që është shtëpia e ‘The Golden Globes’ që nga 1962 tashmë. Shfaqja e këtij viti ishte e rëndësishme sepse ishte eventi i parë madhor pas grevës së aktorëve në Hollywood dhe gjithashtu pritshmëritë e audiencës për prodhimet e tyre të preferuara filmike ishin të mëdha. Nata ishte e gjatë dhe momente të bukura pati shumë!

Gara Barbie-Oppenheimer

Barbie, me aktore kryesore yllin Margot Robbie, ishte filmi me më shumë nominime në këtë mbrëmje, me plot 9 të tilla, duke u kthyer në filmin e dytë me më shumë nominime, në historinë e ‘The Golden Globes’. Barbie mori 2 ç mime, ‘Best Song’ dhe ‘Cinematic & Box Office achievement’. Ky çmim do t’i jepej filmit me fitime më të larta dhe me audiencën më të madhe globalisht, dhe duket se Barbie kaloi çdo pritshmëri. Çmim shumë i rëndësishëm duke patur parasysh që ishte hera e parë që jepej.

Oppenheimer nga ana tjetër, me 8 nominime, 1 më pak se Barbie, mori plot 5 çmime Golden Globes, duke përfshirë, ‘Best Male Actor’ që u mor nga Cilian Murphy, ‘Best Director’ për regjisorin Christopher Nolan, ‘Best Supporting Actor’ për rolin suportues të Robert Downey Jr, bashkë me ‘Best drama’ dhe ‘Best original score’.

Succession ishte si vetë emri: një sukses!

Ishte një natë e suksesshme për serialin dramë-komedi ‘Succession’. Seriali mori plot 9 nominime, dhe mori 4 çmime, duke përfshirë ‘Best Drama’. Kieran Culkin rrëmbeu çmimin ‘Best Male Actor’, megjithëse nuk ishte në rolin kryesor në serial.

Taylor Swift…dështoi

Në tetor të vitit 2023 Taylor nxorri filmin e saj të parë, ‘The Eras Tour’, një dokumentim i gjithë turit të saj që ishte një sukses goxha I madh, me një rekord shitjesh, me fitim prej 37 milionë dollarësh vetëm në ditën e parë të publikimit të tij. Mirëpo, çmimi ‘Cinematic & Box achievement’, i vetmi për të cilin filmi u nominua, humbi kundrejt Barbie-t. Pak pasi çmimi u dha, Taylor kishte lënë sallën. Fansat aluduan se mund të kishte ngelur e pakënaqur nga rezultati por mbase edhe për shkak të shakasë ‘pa kripë’ që prezantuesi Jo Koy bëri për të në fillim të mbrëmjes; “Ndryshimi i madh midis ‘The Golden Globes’ dhe ndeshjeve të futbollit, është sepse këtu, në ‘The Golden Globes’, kemi më pak kamera drejtuar Taylor Swift-it”. Kjo lidhet me faktin që Taylor është në një lidhje me futbollistin Travis Kelce.

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet thanë ‘Të dua’!

Çifti më i papritur i vitit 2023, patën momentin më romantik që na kanë zënë sytë! Të ulur në tavolinë përballë njëri tjetrit, dyshja e kaloi natën me të qeshura, puthje dhe shikime plot emocion. Kylie dukej se po komplimentonte varësen me diamante të Timothee, kur disa momente më pas, të gjithë ishin të sigurt që lexuan ‘Të dua’ në buzët e tyre. Lidhja e tyre duket goxha serioze kështu që nuk habitemi nëse e kanë bërë hapin e të deklaruarit dashurinë e tyre.

Jennifer Aniston risolli ‘Rachel'

‘The Rachel’ ka qenë një ndër modelet e flokëve më të famshme dhe më legjendare në mes të viteve 90, kjo falë personazhit të Rachel Green që Jennifer Aniston luante në serialin ‘Friends’. Aniston ka deklaruar më parë se pavarësisht se ishte një model flokësh që pëlqehej masivisht, ajo e urrente. Mirëpo, në këtë natë ajo vendosi ta risjellë sërish ‘Rachel’, në një mënyrë paksa më ndryshe dhe që me shumë mundësi, e ben të ndihet ë mirë sesa modeli ‘i vjetër’.

Fitorja e parë për një film të animuar jo-amerikan

Legjenda e filmave të animuar japonezë, Hayao Miyazaki, fitoi çmimin e tij të parë Golden Globe në moshën 82 –vjeçare, për filmin ‘The Boy and the Heron’. Kjo fitore shënon në histori herën e parë që një film i huaj fiton një çmim të tillë. Filmi rrotullohet rreth historisë së një djali që takon një zog që flet, pas humbjes së mamasë në Luftën e Dytë Botërore. Miyazaki kishte dalë në pension, por 7 vitet e fundit ai ia dedikoi realizimit të këtij filmi.

Jennifer LaWrence donte të fitonte patjetër!

Jennifer LaWrence dhe Emma Stone ishin ‘kokë më kokë’ për çmimin ‘Best Actress for Motion Picture’ këtë natë. LaWrence ishte e nominuar për rolin e saj në komedinë ‘No Hard Feelings’, ndërsa Stone për performancën në ‘Poor Things’. Gjatë natës, kur kamera u fokusa tek Jennifer, ajo u pa të thoshte: Nëse nuk fitoj, do largohem!

Dhe në fund, ç mimi u rrëmbye nga mikesha e saj, Emma Stone por Lawrence u pa të duartrokiste për fitoren e koleges së saj, dhe nuk u largua siç ‘kërcënoi’.

Një moment ‘Mamma Mia’

Dy ikonat e filmit ‘Mamma Mia’, Amanda Seyfried dhe Meryl Streep patën një nga momente më të lezetshme në tapetin e kuq. Teksa Amanda pozonte për paparacët, Meryl kaloi duke i dhënë një përqafim dhe puthje në faqe. Momenti po bën xhiron e rrjetit dhe fansat e filmit janë më të entuziazmuar se kurrë!/ZËRI

Poll

MOS HUMB