Video

Hakmarrja që u zgjat në dekada, pse u vra Gëzim Sinomati

Sokol Sinomati kishte një miqësi të fortë dhe me Armando Sulejmanin, të njohur me nofkën Çipuri, një tjetër personazh i krimit në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Ferdinand Llanajt. Sinomati dhe Sulejmani kanë qenë edhe bashkëpunëtorë në një vrasje të ndodhur.

k.m.
Hakmarrja që u zgjat në dekada, pse u vra Gëzim Sinomati
Gëzim Sinomati

VLORË- Vrasja e Gëzim Sinomatit nuk erdhi papritur. Ajo është pasojë e konflikteve që datojnë që nga viti 1998, kur babai i të ndjrit 22-vjeçar, Sokol Sinomati u bë pjesë e bandës së Gaxhait të Vlorës dhe u përfshi në ngjarje të rënda kriminale, si vrasje, grabitje, plagosje e rrëmbime. Sokol Sinomati kishte një miqësi të fortë dhe me Armando Sulejmanin, të njohur me nofkën Çipuri, një tjetër personazh i krimit në Vlorë, i dyshuar për vrasjen e Ferdinand Llanajt. Sinomati dhe Sulejmani kanë qenë edhe bashkëpunëtorë në një vrasje të ndodhur.

Më 26 qershor të vitit 2022, Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati i bënë pritë Elton Tatos dhe Robert Borakut teksa ata dilnin nga stadiumi i qytetit, ku kishin parë një ndeshje futbolli. Palët kishin konflikte të mëparshme.

Tato dhe Boraku kanë qenë duka kaluar para lokalit me emrin “Zyrihu” me drejtim për nga qendra e qytetit dhe kanë ndaluar përbri trotuarit ku qëndronte në këmbë Armando Sulejmani. Pasi kanë ndaluar automjetin Sulejmani ka nisur të bisedojë me Robert Borakun, i cili ka hapur derën e makinës. Armando ju ka kërkuar që të shkonin së bashku deri të makina e tij, e parkuar 30 m larg vendit ku zhvillohej biseda, por ata nuk kanë pranuar.

Pas kësaj bisede, Tato i ka vendosur pistoletën në kokë Sulejmanit, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar Sinomatit që t’i vrasë të dy. Sokoli ka dalë menjëherë nga makina dhe me armën tip automatik ka hapur zjarr me breshëri në drejtim të Tatos e Borakut. Tato mbeti i vdekur, ndërsa Boraku u plagos. Për vrasjen në fjalë, ka pasur disa zvarritje nga sistemi i drejtësisë, ndërsa përfundimisht u dha një dënim me 20 vite burg për Sinomatin, dhe 2 vite për Çipurin, vetëm për akuzën e moskallëzimit të krimit.

Sinamati, njohur dhe me nofkën buzëderri u vendos në burgun e Peqinit nga ku u arratis në vitin 2017. Ai mori leje për të dalë disa ditë nga burgu, dhe më pas në rrethana që nuk sqarohen as sot e kësaj dite u largua jashtë Shqipërie bashkë me të vëllanë Bernard Sinomati e të birin që ishte adoleshent në atë kohë, Gëzim Sinomati.

Por, pavarësisht që jetonte në shtetin belg, sinjalet në drejtim të familjes Sinomati nuk kishin munguar, duke dhënë mesazhin se gjaku nuk falet.

Në vitin 2022, një sasi tritoli shpëtheu në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit. Mjeti ishte parkuar poshtë pallatit ku jetonte familja, në katin e tretë të të cilit u vra dhe një natë më parë Gëzim Sinomati. 22-vjeçari doli të tymoste një cigare në ballkon, sapo në të gjithë zonën u shkëput energjia elektrike dhe u qëllua me një plumb në kokë me snajpër. Siç duket gjithçka ka qenë e planifikuar dhe qitësi ishte në pritje të këtij çasti perfekt.

Të shoqëruar në komisariat ka pasur shumë, por në mungesë dhe pamjeve filmike për shkak se kamerat e sigurisë dolën jashtë funksionit kur u shkëput energjia elektrike, këtë ngjarje duket se do ta mbulojë pluhuri./ZËRI

Poll

MOS HUMB