Video

Protesta për UÇK-në përplas Ramën dhe Kurtin!

Vetëvendosja shprehej se Rama ka qenë një nga lobuesit më të mëdhenj të gjykatës speciale, aq sa shkoi me avion në Kosovë për të bindur palët.

F.I

 

Protesta për UÇK-në përplas Ramën dhe Kurtin!
kurti-rama

TIRANË- Protesta e thirrur ditën e nesërme në Tiranë, kundër burgosjes së udhëheqësve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, ka ndezur një konflikt mes Lëvizjes Vetëvendosje, që drejtohet nga Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama. Vetëvendosja shprehej se Rama ka qenë një nga lobuesit më të mëdhenj të gjykatës speciale, aq sa shkoi me avion në Kosovë për të bindur palët. Rama në kundërpërgjigje, shprehet se farsën gjyqësore ndaj Hashim Thaçit nuk është hera e parë që e denoncon, dhe ngritjen e Gjykatës Speciale e ka mbështetur për të hetuar trafikun e organeve, dhe jo marrjen peng të ish-presidentit të Kosovës. Protesta në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, do të zhvillohet nesër, në orën 17:00, në sheshin Skënderbej dhe në një njoftim të fundit Rama nuk do të marrë pjesë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB