TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj, pasi sipas tyre ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin në 7 raste. Kreu i gupit të PD-së Gazment Bardhi, tha se Begaj ka marrë kompetenca që nuk i takojnë në rastin e dekretimit të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës, ndërsa rezulton sipas tyre i dypunësar. Sipas Bardhit, Begaj punon në një klinikë private si mjek, ndërsa djali i tij edhe pse studion jashtë vendit, rezulton i punësuar në një kompani private, e cila merr tendera nga presidenca. Po ashtu sipas PD, Begaj ka shkelur Kushtetutën në rastin e dekretimit të ministres virtuale Diella. Kërkesa e PD është dorëzuar në një material prej 80 faqesh, të mbështetura mbi 21 prova shkresore prej 224 faqesh.
/ZËRI