
TIRANË- Çdonjëri prej jush, për të paktën 100 mijë lekë të vjetra do të mund të marrë me vete në shtëpi një katërputrosh që deri më sot i ka shërbyer strukturave të Policisë së Shtetit. Njoftimi është bërë nga vetë Policia e Shtetit që deklaron se ka nxjerrë në ankand qentë që duhet të dalin në pension, apo që me kalimin e kohës kanë paaftësi për të shërbyer pranë bluve.
Sipas njoftimit të shpallur në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje duhet të ketë me vete një dokumentacion të posaçëm. Në listën e publikuar për ankand figurojnë gjithsej tetë qen në mosha të ndryshme, të cilët do të shiten me çmim fillestar 10 mijë lekë secili, ose rreth 100 euro. Për të gjithë të interesuarit, qentë do të nxirren në ankand më 15 korrik 2025, në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit të Përgatitjes së Policisë.