Video

Diplomacia me lule dhe puthje

Ngurtësia dhe serioziteti në këto takime e bisedime, janë dominuar nga ‘show’,thashetheme, afrimitete… çdo gjë, përveç asaj që dikur njihej si diplomaci!

Redaksia Zëri
Diplomacia me lule dhe puthje
Foto ilustruese

TIRANË- Teksa bota ndodhet mes tensioneve të luftës dhe konflikteve në Lindjen e Mesme, ‘sytë’ kthehen nga takimet e liderëve botërorë. Teksa presim për vendimarrje të rëndësishme për stabilitetin global, liderët kanë treguar një anë tjetër në tryezat të negociatave. Ngurtësia dhe serioziteti në këto takime e bisedime, janë dominuar nga ‘show’,thashetheme, afrimitete… çdo gjë, përveç asaj që dikur njihej si diplomaci! Në katër vite luftë tashmë mes Rusisë dhe UKrainës, presidenti Volodymyr Zelenskyy, përveç bisedimeve të niveleve të larta, veshja e tij nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendje.

Në vend të një kostumi dhe këpucëve, Zelenskyy ka zgjedhur bluza të thjeshta që mbajnë simbolin ukrainas. Impakti i parë i një takimi mes liderësh ka qenë një shtrëngim duarsh, por sot mund të shohim çdo gjë përveç një qëndrimi të ngurtë! Giorgia Meloni i ka kthyer udhëheqësit në personazhe të një ‘show’. Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka pritur disa herë me shumë dashamirësi. Dyshja në çdo takim janë përshëndetur ngrohtësisht me përqafime e puthje.

Në Kiev dhe në Serbi, kryeministrja e Italisë u prit me lule. Një pritje 'gati tu' ka marrë edhe nga kryeministri kanadez. Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu kinez Xi Jinping zgjedhin të komunikojnë në distancë, nëpërmjet telefonit. E teksa diplomacia ka ndryshuar formën, përmbajtja duket se mbetet e njëjtë: Më i forti fiton!/ZËRI

Poll

MOS HUMB