Video

Dita 9-të e sulmeve! Izraeli & Irani nuk bëjnë hapa pas

Ali Khamenei pas deklaratave për vrasjen e tij, ka emëruar edhe tre figura të larta të klerit si kandidatë për ta pasuar, në rast se ai vritet.

F.I
Dita 9-të e sulmeve! Izraeli & Irani nuk bëjnë hapa pas
FOTO ILUSTRUESE

IZRAEL-Irani dhe Izraeli vijonë sulmet në ditën e nëntë të konfliktit. Izraeli ka goditur objektin bërthamor në Isfahan, një nga më të mëdhenjtë në vend. Nuk ka viktima apo dëme të rrezikshme. Europa po përpiqet të mbajë gjallë bisedimet për paqe, por Irani nuk ka rënë dakord të negociojë për programin e tij bërthamor.Diplomacia me Iranin mund të rifillojë "lehtësisht" nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëron Izraelin të ndalojë sulmet. Trump ka thënë se do të presë deri në dy javë për negociata përpara se të vendosë nëse do të nisë një sulm në Iran. Nga ana tjetër udhëheqësi iranian ka zgjedhur një seri zëvendësuesish në zinxhirin e tij komandues ushtarak, në rast se disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt do të vriten. Por jo vetëm kaq, Ali Khamenei pas deklaratave për vrasjen e tij, ka emëruar edhe tre figura të larta të klerit si kandidatë për ta pasuar, në rast se ai vritet.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB