
KAMËZ- Marjo Boja dhe Ersjon Boja, 26 dhe 30-vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, janë shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohen për plagosjen e 38-vjeçarit Redi Vata. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në rrugën “OSBE” në Kamëz. Dy kushërinjtë Boja i kanë prerë rrugën me makinë Vatës dhe më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta godasin atë me sende të forta. 38-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Një ditë më parë u raportua se në vendngjarje ishte gjetur dhe një gëzhojë, por autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna për të shtëna me armë zjarri. Ende nuk dihet se kush ka qëlluar. Gjatë kontrollit në banesën e Marjo Bojës, policia gjeti një armë zjarri me leje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat për momentin janë sekuestruar. Vetë Redi Vata nuk ka dhënë detaje për hetuesit në lidhje me shkakun e sherrit./ZËRI