Video

Sulmohet me vezë Vangjel Dule

Vetë Dule ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë reagim.

F.m
Sulmohet me vezë Vangjel Dule
Vangjel Dule

TIRANË- Vangjel Dule, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ështësulmuar me vezë teksa po shkonte në GJKKO në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Dy qytetarë i kanë zënë ‘pritë’ Dules në momentin që ishte duke hyrë në Gjykatë. Vetë Dule ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë reagim, edhe pse xhaketa e tij është bërë pis me vezë. Apeli, nga ana tjetër, shtyu më 29 janar shpalljen e vendimit për Fredi Belerin, i cili kërkon leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Daniel Shirka. E pranishme në seancë është dhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Konstantina Kamitsi.

Reagon Vangjel Dule për incidentin: Ishte skenar

Pas incidentit që i ndodhi jashtë godinës së GJKKO-së, ku u sulmua me vezë, ka reaguar kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Ai do të merrte pjesë në seancën gjyqësore, që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Dule shprehet se sulmi i sotëm me vezë ka qenë pjesë e një skenari. “Ishte pjesë e një skenari”, tha kreu i PBDNJ-së. Dy persona i janë afruar Dules dhe e kanë qëlluar me vezë. Një nga vezët i ra Dules në kurriz, në kohën që po hynte në gjykatë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB