Video

E vërteta e kërcënimit të Arnisa Këlliçit

Biseda është e regjistruar dhe kancelari e ka kallëzuar menjëherë.

Redaksia Zëri
E vërteta e kërcënimit të Arnisa Këlliçit
Arnisa Këlliçi

TIRANË- Gjyqtarja Arnisa Këlliçi është kërcënuar nga një prokuror. ZËRI ka zbuluar se prokurori me inicialet A.D., (identiteti i tij është i njohur për ZËRI) ka shkuar për të takuar kancelarin e Gjykatës së Tiranës, të cilin e ka kërcënuar, por në bisedë e sipër, ka përmendur Këlliçin.

"Do ta vras edhe atë,"-ka thënë ai. Biseda është e regjistruar dhe kancelari e ka kallëzuar menjëherë. Paralelisht ka njoftuar edhe gjyqtaren. Të nesërmen Këlliçi e ka thirrur prokurorin në zyrën e saj, i cili ka shkuar dhe i ka kërkuar falje e një nder. Prokurori në fjalë ka kërkuar ndihmë nga gjyqtarja për një dosje të trafikut të drogës për disa të arrestuar që ndodhen në burgun e Fushë Krujës, që ajo kishte në dorë e janë ndarë në paqe.

Por në momentin që është marrë vesh se kancelari ka bërë kallëzim, në zyrën e gjyqtares ka shkuar me postë një letër nga burgu i Fushë Krujës, përmes të cilës Këlliçi u kërcënua me jëtën e dy djemve./ZËRI

Poll

MOS HUMB