Video

“Nuk jam vrasës, në Shqipëri do mbillja drogë”

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se për çështje sigurie, Saraiva është dërguar në ambientet e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë

E.K
“Nuk jam vrasës, në Shqipëri do mbillja drogë”
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj

LEZHË- Portugezi Ruben Saraiva, i cili dyshohet si ekzekutor në vrasjen e Ardian Nikulajt, ka refuzuar që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Saraiva ka mohuar në Gjykatë përfshirjen e tij në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, ndërsa ka pranuar njohjen me Edmond Haxhinë. Për këtë të fundit, ai ka thënë që së bashku kanë pasur plane që të mbillnin drogë në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se për çështje sigurie, Saraiva është dërguar në ambientet e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë.

Hetimet në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj janë duke u kryer nga Prokuroria e Lezhës, e cila është në pritje të ekstradimit nga Britania e Madhe të 4 personave, përfshirë dhe vetë Edmond Haxhisë, i cili dyshohet të jetë porositësi.

 

Poll

MOS HUMB