Video

Në 25 qershor vendimi për Belerin: E kam ndërgjegjen e qetë

Gjyzari ka pretenduar se provat janë të falsifikuara, duke kërkuar kështu prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe pafajësinë e Belerit. 

f.t
Në 25 qershor vendimi për Belerin: E kam ndërgjegjen e qetë
Fredi Beleri

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka mbyllur shqyrtimin e çështjes Beleri, dhe ka caktuar datën 25 Qershor për dhënien e vendimit. Në seancën e sotme, avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari kërkoi përjashtimin e gjyqtares Danjela Shirka, me pretendimin se ajo është e njëanshme. Kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata, ndërkohë që vetë Beleri, duke folur para gjykatës tha se e kishte ndërgjegjen e qetë. Avokatja Gjyzari ka pretenduar se provat janë të falsifikuara, duke kërkuar kështu prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe pafajësinë e Belerit. 

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë e ka dënuar Belerin me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbahet në burg që prej muajit Maj të vitit të kaluar, ndërsa nga burgu arriti që të zgjidhej dhe eurodeputet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB