
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar në një konferencë për mediat dhe arsyet se përse ishte thërritur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku qëndroi më shumë se tre orë. Meta tha se është pyetur për disa veprime financiare që sipas tij, i ka kryer bashkëshortja e tij, njëkohësisht deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi. Ai tha se është marrë me politikë, ndërsa veprimet financiare dhe me pronat është marrë me mirëbesim Kryemadhi.
Meta tha se Kryemadhi ka pronat e saj, edhe prej familjes dhe nënës me të cilat ai vetë nuk është marrë kurrë, pasi ka bërë vetëm politikë. Ndër të tjera ai u pyet nëse ka frikë nëse mund të arrestojnë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, pas hetimit pasuror që ka nisur ndaj tyre. Meta u shpreh se nuk merret me parashikime./ZËRI