
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË- Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila është lënë në masën “detyrim paraqitjeje” pasi akuzohet nga SPAK për veprat penale: pastrim parash; korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash, është shprehur se qëllimi i gjithë këtij aksioni është vrasja e opozitës. Edhe pse është në proces divorci me të, Kryemadhi komentoi edhe pamjet e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të cilin tha se e kanë ndaluar në mënyrë çnjerëzore.
Poll