Video

Kush është Ema Çoku? Mikesha e Kryemadhit në masë sigurie nga SPAK

Mes 42 donatorëve ishte edhe Ema Çoku, e cila ka dhuruar shumën prej afro 10 milionë lekë të vjetra.

F.m
Kush është Ema Çoku? Mikesha e Kryemadhit në masë
Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku

TIRANË- Ema Çoku, një prej personave kundrejt të cilëve u caktua një masë sigurie nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk është një emër i njohur për publikun. Ajo është lënë në masën “detyrim paraqitjeje” bashkë me Monika Kryemadhin, në kuadër të aksionit të zhvilluar nga SPAK që përfundoi dhe me arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ema Çoku është një mikeshë e ngushtë e Monika Kryemadhit. Asaj i është përmendur emri në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në raportet financiare të dorëzuara në KQZ për burimet e parave gjatë vitit 2016, e vetmja parti parlamentare që ka dorëzuar listën e donatorëve në shumën mbi një milionë lekë të vjetra, është Lëvizja Socialiste për Integrim. Mes 42 donatorëve ishte edhe Ema Çoku, e cila ka dhuruar shumën prej afro 10 milionë lekë të vjetra. Por ende nuk dihet se si lidhet Çoku me Metën. Deri tani është zbuluar se ajo akuzohet për veprën penale: pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.

Poll

MOS HUMB