
Foto Ilustruese
TIRANË- Ka përfunduar orari zyrtar i votimit! Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 në të gjithë vendin dhe u mbyllën në 19:00. Megjithatë në disa qendra votimi, qytetarët vijojnë të jenë në radhë, ndaj pritet që procesi të shtyhet.
Deri në orën 18:00, sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë votuar 40.89% e votuesve. E drejta e votës iu dha 3,713,761 shtetasve shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Në disa qendra votimi ka pasur incidente, por procesi teknik i votimit ka vijuar pa probleme. Zonat ‘më të nxehta’ mund të themi se kanë qenë Vora, Miloti dhe Tirana, për shkak të përplasjeve fizike.
Poll