Video

Dhunë fizike, përplasje dhe incidente, s’ka qetësi as në zgjedhje

Në Dibër, ka pasur një përplasje mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, e cila ka degjeneruar në dhunë fizike.

F.m
Dhunë fizike, përplasje dhe incidente, s’ka qetësi as
Foto Ilustruese

TIRANË- Procesi i votimit këtë 11 maj është shoqëruar me përplasje të forta dhe me incidente. Policia e Shtetit ka raportuar se ka pasur shoqërime dhe arrestime të qytetarëve që kanë fotografuar votën apo që kanë votuar në grup. Në Dibër, ka pasur një përplasje mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, e cila ka degjeneruar në dhunë fizike.

Përplasja ka ndodhur mes kandidatit të Partisë Socialiste, Danjel Gjura, i cili ka qëlluar me grusht punonjësin e Ujësjellësit, Florian Lazri. Mendohet se shkak për përplasjen është bërë fakti se Lazri thuhet se ishte në mbështetje të kandidatit gjithashtu socialist, Agron Malaj. Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur me një qytetar që e ka akuzuar për lidhje me bandat kriminale. Noka është përplasur edhe me pjesëtarë të familjes Xhabafti në Vorë, të cilët sipas tij kanë hyrë brenda qendrës së votimit për të votuar në emra të qytetarëve të tjerë. Edhe në Lushnje janë shënuar përplasje, ku përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar procesin e votimit me pretendimin se vëzhguesit e procesit zgjedhor kanë filmuar votën e çdo qytetari në këtë QV. Në Pogradec, eksponenti i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, ka goditur me grusht komisionerin e Partisë Socialiste, Entin Gega, pasi ka pretenduar se i ka ngacmuar të bijën. Parregullsi janë denoncuar edhe në Papër të Elbasanit. Ndërsa në Finiq, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Sarandën, Ina Zhupa ka denoncuar se kushëriri i kandidatit të PS, Vasil Llajo, ka nxjerrë fletën e votimit jashtë dhe po udhëzon votuesit.

Poll

MOS HUMB