Video

Mbyllet numërimi në bashkitë e vogla, Opozita kryeson në Veri

Edhe Bashkia e Poliçanit është rozë! Partia Socialiste ka fituar bindshëm, pas përfundimit të numërimit të 22 Qendrave të Votimit.

F.m
Mbyllet numërimi në bashkitë e vogla, Opozita kryeson në
Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË- Është mbyllur numërimi në disa prej bashkive të vendit, ku rezultati është i ndarë. Në Bashkinë e Skraparit ku Partia Socialiste ka fituar bindshëm përballë Partisë Demokratike. Nga numërimi i 23 kutive të votimit, Partia Socialiste ka marrë 66.46% të votave. Ndërkohë Partia Demokratike ka marrë 1588 ose 29,20 për qind të votave. Në këtë zonë, forcë e tretë është koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet që ka siguruar 120 vota. Në Bashkinë e Pukës, ku fituese është shpallur Partia Demokratike. Nga 18 kuti me vota, PD ka marrë thuajse 10% më shumë të votave se Partia Socialiste. Gjithsej demokratët kanë siguruar 2034 vota, ndërsa forcë e tretë edhe në këtë qark është Partia SocialDemokrate. Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Has.

Partia Demokratike ka marrë 3.547 vota, duke u renditur e para, Partia Socialiste 2231, Partia Socialdemokrate 841 vota, Partia Mundësia 37 vota, Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet 32 vota, Partia Koalicioni Euroatlantik 22 vota ose 0.33%. Numërimi ka mbaruar edhe në Bashkitë Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë në Qarkun e Gjirokastrës. Partia Socialiste ka fituar në të tre Bashkitë. Në Memaliaj PS kryeson me 3003 vota, ndërsa PD ka marrë 1444 vota. Në Libohovë PS ka marrë 1231 vota, ndërkohë PD ka marrë 768 vota. Në bashkinë Këlcyrë PD ka marrë 965 vota, ndërsa PS ka marrë 1702 vota. Edhe Bashkia e Poliçanit është rozë! Partia Socialiste ka fituar bindshëm, pas përfundimit të numërimit të 22 Qendrave të Votimit. Socialistët kanë mbledhur 3127 vota përkundrejt 981 të Partisë Demokratike. Edhe në këtë Bashki, koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" ka mbledhur 372 vota. Edhe në Himarë, fituese, edhe pse me 'rrjedhje' votash ka dalë Partia Socialiste, e cila kryeson me 3196 vota, përkundrejt 2370 që ka siguruar Partia Demokratike. 668 vota janë ndarë me partitë e tjera. Partia Socialiste doli forcë e parë edhe në qytetin e Rrogozhinës. PS ka arritur të fitojë me 4766 vota. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me 3399 vota. Në vend të tretë renditet Partia Mundësia me 167 vota.Në Tepelenë gjithashtu, Partia Socialiste ka kryesuar me 3214 vota. Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka arritur të marrë vetëm 1003 vota, ndërkohë Nisma Shqipëria Bëhet renditet e treta me 149 vota. Procesi i numërimit të votave është mbyllur edhe në Fushë-Arrëz, ku Partia Demokratike ka dalë fituese me 1315 vota, duke lënë pas Partinë Socialiste me 1137 vota. Diferenca prej 178 votash i ka dhënë PD-së fitoren në këtë Bashki./ZËRI/

Poll

MOS HUMB