Video

Lufta Izrael-Palestinë/ Intervista që nuk duhet humbur!

Bassem dënon organizatën terroriste Hamas dhe përpiqet të shpjegojë se njerëzit janë desensibilizuar për të pranuar se vdekja e civilëve është një "efekt anësor" i luftës.

k.m.
Lufta Izrael-Palestinë/ Intervista që nuk duhet humbur!
Pierce Morgan dhe Bassem Youssef

BRITANI E MADHE- "Piers Morgan Uncensored" ka realizuar një intervistë me komedianin egjiptian Bassem Youssef duke zhvilluar një debat të nxehtë dhe emocionues mbi trajtimin e Palestinës gjatë konfliktit me Izraelin. Në intervistë diskutohet nëse vendimi i Izraelit për të bombarduar Gazën në një përpjekje për të hequr qafe Hamasin është i justifikuar dhe proporcional pas sulmeve të 7 tetorit. Bassem dënon organizatën terroriste Hamas dhe përpiqet të shpjegojë se njerëzit janë desensibilizuar për të pranuar se vdekja e civilëve është një "efekt anësor" i luftës. Bassem përgjigjet duke iu referuar një grafiku që tregon statistikat e vdekjeve në konflikt para sulmeve dhe vë në dyshim vrasjet palestineze në Bregun Perëndimor, i cili kurrë nuk ka qenë nën kontroll nga luftëtarët e Hamasit. Bassem më pas tallet me Ben Shapiron për qëndrimin e tij publik ndaj Izraelit.

INTERVISTA E ZBARDHUR NGA ZËRI.AI: 

Piers Morgan: Cili është reagimi yt për atë që ndodhi në 7 Tetor?

Bassem Youssef: Ishte e tmerrshme sigurisht! Ne i marrim lajmet në dorë të dytë (ironi me mediat) sepse familja e gruas time jeton në Gaza. Kanë kushërinj dhe familjarë atje. Edhe banesa e tyre është bombarduar. Nuk kemi komunikuar dot me ta 3 ditët e fundit. Nuk e dimë se si janë, por jemi mësuar. Jemi mësuar që bombardohen. I keni parasysh ju palestinezët sa dramatikë bëhen, fillojnë bërtasin 'aaaa izraelitët po na vrasin'. Por nuk vdesin kurrë, kthehen prapë. Janë shumë të vështirë për t'u vrarë. E di në dorë të parë sepse jam i martuar me një të tillë. E kam provuar disa herë, nuk e vrava dot.

Piers Morgan: Ka humor të zi në fjalitë e tua dhe e kuptoj se pse...

Bassem Youssef: Jo, nuk është humor i zi. E kam provuar disa herë që ta vras por ajo përdor fëmijët tanë si mburoja dhe nuk e vras dot.

Piers Morgan: E kuptoj humorin...tani të jemi seriozë

Bassem Youssef: Do jem serioz. Po ndiqja intervistën tëndë me Ben Shapiro, mendoj se është një nga njerëzit më të zgjuar që kanë ecur ndonjëherë mbi tokë. Zgjidhja e tij është që Izraeli të aneksojë Gazën dhe të vrasë sa më shumë bij k**** të jetë e mundur në mënyrë që të sigurohen që kjo të mos ndodhë kurrë më. Çdokush që kërkon armëpushim të deklarohet mbështetës i terroristëve. Zot na ruaj, nuk dua të quhem i tillë. Jam dakord me Ben Shapiro, të vrasim sa më shumë bij k. që mundemi. Deri tani 3500 persona janë vrarë, edhe sa duhet të vrasim më? Sepse ndryshon nga njëri vit në tjetrin. Cili është propocioni? 2014 është vit shumë fantastik për Ben Shapiro, 88 izraelitë u vranë; ndërsa mbi 2 mijë palestinezë u vranë gjithashtu. 1 izraelitë për 27 palestinezë. është këmbim shumë i mirë. Nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur në 2014 se nuk kishte Festival muzikor. Por mesiguri ata kanë bërë ndonjë gjë…

Piers Morgan: Në këndvështrimin tim ngjarja e 7 tetorit është më e rënda që kam parë. Jam dakord që kanë ndodhur shumë gjëra të rënda mes dy vendve. Nëse ti do ishe Izraeli, çfarë do të zgjidhja si përgjigje?

Bassem Youssef: Unë do bëja fiks si Izraeli. Do vrisja aq njerëz sa të më lejonte bota. Do e bëja sepse mundem. Por jam dakord me ty. Po të parashikoj pyetjen tjetër; a dënon Hamasin? Po, e dënoj Hamasin. Për një moment, të imagjinojmë një botë pa Hamasin. E duartrokas Izraelin se ka bërë një gjë që asnjë ushtri nuk e ka bërë deri më sot. Izraeli është e vetmja forcë ushtarake në botë që I paralajmëroi civilët para se t’i bombardonte. Sa ‘fu*king’ të ëmbël që janë!!! Shumë e sjellshme nga ana e tyre. Sepse në fakt me këtë logjikë, nëse trupat rusë do i paralajmëronin ukrainasit para se t’u bombardonin shtëpitë, do të ishim mirë edhe me Putin. Do i thoshim ‘Habibi, ti e bërë tëndën, i lajmërove, shko dhe pushtoi tani’. Ideja është që… e kuptoj Ben Shapiron që flet për mburojat humane, ndaj dhe pyeta familjen e gruas time; Kur Izraeli ua dha paralajmërimin e ëmbël që do iu bombardonte, a iu detyroi Hamasi që të qëndroni në shtëpi? Kushëriri i gruas time tha “jo”. Mendoj se më ka gënjyer.  E besoj më shumë Ben Shapiron. Nëse biem dakord që të gjithë janë mburoja njerëzore, atëherë i bie që Hamasi paska shumë armë. Apo janë thjesht dëm kolateral?

Piers Morgan: Kur bota vendosi që të hiqte qafe ISIS, humbën jetën dhe shumë të pafajshëm. Kur u vendos që të hiqet qafë Hamasi, çfarë do të konsiderosh ti si përgjigje të duhur nga Izraeli?

Bassem Youssef: Këtë po pyes, ka dispropocion. Këtë po pyes dhe unë, çfarë do ndodhë ndryshe kësaj herë?

Piers Morgan: Si të arrijmë paqe?

Bassem Youssef: Duhet të ndryshohet perceptimi. Nuk është një gjë e re. E shoh historinë dhe kështu ndodh edhe me pushtimin e vendeve të reja. Vendasit janë trajtuar gjithmonë si egërsira. Kështu po ndodh edhe me palestinezët, po shihen si egërsira. Edhe njëherë po e them nuk jam zëdhënës për Hamasin. I urrej.

Piers Morgan: Më vjen keq ta them por ajo që ndodhi në 7 tetor, ishte gjëja e dytë më e keqe që ka ndodhur që pas Holokaustit?

Bassem Youssef: E kuptoj po nuk ka asnjë anëtar të Hamasit në Bregun Perëndimor dhe sërish po bombardohet. Po të them që nuk ka Hamas në Bregun Perëndimor, cili është justifikimi i tyre që po vrasin njerëzit? Mu përgjigj pak të lutem…

Piers Morgan: Nuk është puna ime që të përgjigjem. Ti ke familjen në Gaza, jam më shumë i interesuar në atë që thua ti.

Bassem Youssef: Le të themi që Hamasi nuk ekziston më. Tani në Palestinë, 20% e tyre kalojnë në sistemin e izraelit. Të tjerët jetojnë të mbytur. Nëse do të ishe palestinez, do të mbajë anën e shtypësit apo të një grupi që pretendon se do të të shpëtojë? Tani do e vendos veten në vendin e një qytetari izraelit dhe do i jap një mesazh Benjamin Netanayut; Zoti kryeministër, ne kemi votuar për ty. Na premtove paqe dhe prosperitet. Në 7 tetor, ata bij k. shumë të armatosur hynë në kufirin tonë që zakonisht edhe nëse kalon një pëllumb qëllohet. Ata u futën dhe vepruan për 6 orë. Na vranë shokët, na rrëmbyen foshnjat. Çfarë po bën me paratë që të japin SHBA-të? Po bombardon Gazën pa marrë parasysh se çfarë i kanë ndodhur njerëzve tanë… Nuk e besova, thashë jo kryeministri ynë. Derisa pashë intervistën e Dani Ailon, ishte këshilltari yt. Tha se zgjidhja për palestinezët ishte që të jetonin në një tokë boshe, të shpërndaheshin në 10 qytete. Përkohësisht *shkel syrin. Derisa të ndërtohej Gaza dhe të riktheheshin prapë. Film i parë ky. Si ka mundësi që Izraeli po kërkon tokë në kurriz të jetëve të njerëzve. Izraeli po hiqet si viktima, nuk ka viktimë që sulmon pushtuesin 24/7. Janë si narcistë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB