Video

Izraeli bombardon mbi 100 ndërtesa në Gaza

Ushtria izraelite deklaroi në rrjetin social X se po godasin godinat, ku besohet se fshihen militantët e Hamasit.

D.XH
Izraeli bombardon mbi 100 ndërtesa në Gaza
Bombardimet e ushtrise izraelite

GAZA – Ushtria e Izraelit ka njoftuar së fundmi se ka kryer të tjera sulme ajrore mbi Gazën, në ndërtesat, ku ajo beson se fshihen militantët e Hamasit.

Pamjet e sulmeve, Izraeli i ka publikuar në rrjetin social X. Ushtria izraelite deklaron se ka vënë në shënjestër godinat, ku Hamasi zhvillon aktvitetin e tij kriminal.

“Gjatë natës, kemi goditur mbi 100 objektiva të armikut. Objektivat, janë ndërtesa, ku terroristët fshihen dhe Hamasi mban logjistikën e saj.

Kemi shkatërruar municione, tunele, shtabet oprative të Hamasit, si dhe kemi vrarë një zyrtar të lartë të organizatës terroriste palestineze”, njoftoi Izraeli.

 

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më shumë se 4800 njerëz kanë vdekur, nga sulmet e përgjakshme të të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB