Video

Adoleshenti i drejton pistoletën shoferit, makina e shtyp për vdekje

Menaxheri i një korporate deklaroi se kjo nuk ishte hera e parë, që adoleshentë grabitës i presin rrugën. Ai tha se edhe para 4 muajsh, disa persona të armatosur, i kanë goditur xhamin me sëpatë.

D.XH

Adoleshenti i drejton pistoletën shoferit, makina e shtyp për vdekje

AFRIKË E JUGUT - Ky është momenti i tmerrshëm, kur një shofer nga Afrika e Jugut ka përplasur një adoleshent, grabitës i makinave, i cili i drejtoi një armë në kokë, ndërsa mjeti po ngadalësonte në semafor.

Menaxheri i një korporate, Mario Campbell ishte në një vendbanim pranë Cape Toun, kur një adoleshent i armatosur i preu rrugën. Ndërsa adoleshenti ngriti armën, babai i dy fëmijëve, i frikësuar, nisi t’i japë shpejt automjetit.

Videoja tregon sesi adoleshenti këtë herë ishte i pafat, pasi makina e shtypi atë për vdekje. Ngjarja ka ndodhur në rrugët e qytezës Khayelitsha, ku 2.5 milionë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme.

Incidenti i rëndë vjen katër muaj, pasi adoleshentët e rrugës sulmuan makinën e Campbell me sëpatë, në të njëjtën rrugë. Biznesmeni u tha miqve në Facebook: “Kjo që më ka ndodhur mua është e pabesueshme. Fillimisht m’u sulën me sëpata në duar, duke goditur xhamat e makinës, ndërsa tani adoleshentë në rrugë, më dalin me pistoleta. Unë thjesht doja të kthehem i sigurt në familjen time”, tha burri.

Mijëra njerëz në mediat sociale kanë mbështetur Campbell, ndërsa videoja e tij u bë virale. Drejtuesit e komunitetit deklaruan se vendi ku ka ndodhur ngjarja, ishte i njohur për faktin se aty qëndronin të rinj dhe adoleshentë, që grabisin makina nën kërcënimin e thikave apo të armëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB