
Sylvinho
TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho ka prezantuar emrat e 27 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet në Euro 2024, që zhvillohen nga 14 qershori deri më 14 korrik të 2024-tës. Në listën me 27 emra shihet se mungon Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, ndërsa është rikthyer Armando Broja. Po ashtu kemi rikthime, si Mirlind Daku dhe Amir Abrashi. Shkak për largimin e Uzunit është bërë një dëmtim që ai ka pësuar. Gjatë fjalës së tij për mediat, Sylvinho tha se është krenar që është në krye të Kombëtares Shqiptare në Euro 2024, ndërsa shtoi se nuk mund t’i merrte dot të gjithë lojtarët në Gjermani.
Poll