Video

"The Times" gjen LIDHJET e politikës me krimin

The Times shkruan se projekti i koduar "Crime State Nexus (CSN)" u lancua nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.

Redaksia Zëri
"The Times" gjen LIDHJET e politikës me krimin
Sali Berisha dhe Fatjon Dauti

BRITANI E MADHE- Autoritetet britanike kanë nisur një operacion sekret për të ndaluar "bosët shqiptarë" të krimit që veprojnë në Britaninë e Madhe, duke ekspozuar lidhjet që ata kanë me politikanët. The Times shkruan se projekti i koduar "Crime State Nexus (CSN)" u lancua nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Brendshme. Rasti i parë i kësaj lidhjeje është zbuluar me kryedemokratin Sali Berisha, emrin e të cilit e kanë lidhur me Fatjon Dautin, i riu që shkelmoi një prej dyerve të selisë së PD-së në dhjetor të vitit 2021.

I riu nga Hasi u akuzua nga PD-ja e vulës së ishte i nxitur nga Flamur Noka që të godiste me shqelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu. Mediat britanike shkruanin në atë kohë se shqiptari njihej me nofkën “B9” dhe se mbi të rëndonte akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, ndaj edhe ishte dëbuar nga Britania e Madhe. Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “bos krimi”, si dhe lakohet për ‘përmbytjen e vendit me hashash dhe kokainë’. Sali Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë Fatjon Dautin, duke e cilësuar si mbështetës të Lulzim Bashës.

VIDEOJA E ZËRIT:

 

Poll

MOS HUMB