Video

Ky është personi që vrau Enea Thomollarin

Ai është shpallur në kërkim prej muajsh tashmë, por ende nuk është vendosur në pranga.

k.m.
Ky është personi që vrau Enea Thomollarin
Enea Thomollari

TIRANË- Personi që shihni në foto tashmë akuzohet për vrasjen e një personi, të 26-vjeçarit Enea Thomollari. Edhe pse ishte nisur për të vendosur tritol, si shenjë paralajmëruese për dy motrat Xhovana dhe Alda Nikolli, lënda plasëse i mori jetën fqinjit të tyre, i cili në momentin e shpërthimit po shkonte në tualet. Siç duket edhe nga pamjet që ka siguruar gazetari Elton Qyno, personi në fjalë është kapur nga kamerat e bizneseve, i veshur me një bluzë të bardhë dhe një kapele në kokë, duke tentuar që të fshehë fytyrën e tij. Deri më tani duket se ia ka dalë. Ai është shpallur në kërkim prej muajsh tashmë, por ende nuk është vendosur në pranga. Tani mbi të rëndon akuza e vrasjes.

 

Poll

MOS HUMB