
Selami Brahimi
SHKODËR- Zbardhjet plagosja e Selami Brahimit, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë në hyrje të Shkodrës. Policia e Shtetit ka bërë me dije se autori i plagosjes është Sulejman Kapllani, i cili është arrestuar në Berlin, Gjermani. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë. Për plagosjen, ndaj tij, Prokuroria ka lëshuar një urdhër ndalimi për 3 vepra penale.
Vetë Selami Brahimi ka thënë para Policisë se nuk ka mundur të njohë se kush qëlloi në drejtim të tij, pasi dëmtimet i ka marrë në fytyrë. Si pasojë, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
Poll