Video

Kanosja e familjes Ndreca, shpallen në kërkim dy persona

Të dy akuzohen për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

F.m
Kanosja e familjes Ndreca, shpallen në kërkim dy persona
Klotilda Ndreca

LEZHË- Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë familjarët e kandidates së Partisë Socialiste në Dajç, Klotilda Ndreca.

Të dy akuzohen për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Për ngjarjen janë publikuar edhe pamjet, ku duken disa makina që parkohen para lokalit të kandidates socialiste. Sapo shohin makinat që parkohen, disa persona vrapojnë drejt tyre, por më pas videoja ndërpritet. Kallëzimi fillimisht u bë nga kandidati socialist Ermal Paci, i cili u shpreh se njerëz të Partisë Demokratike po kërcënojnë me armë dhe pengmarrje familjen Ndreca.

Poll

MOS HUMB