
TIRANË- Muaji janar ka pasur një rritje të numrit të aksidenteve. Monitor shkruan se në muajin Janar numërohen 162 aksidente rrugore, dyfishi i atyre që u regjistruan në të njëjtin muaj të një viti më pare. Sipas INSTAT, numri i të aksidentuarve të vrarë apo të plagosur rezulton të jetë 229 vtëm për muajin Janar të këtij viti. Në të njëjtin muaj të një viti më parë kishte 119 të vdekur e plagosur. Monitor shkruan se aksidentet rrugore, në 84% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Në 16% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e martë, ndërsa numri më i ulët ditën e premte. Në muajin janar 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 12:00-14:00.