
GAZA – Luftimet mes Izraelit dhe forcave palestineze në enklavë vijojnë. Forcat izraelite kanë lajmëruar se kanë goditur më tepër se 150 objektiva në Gaza.
Përfaqësues të ushtrisë izraelite kanë thënë se kanë gjetur 1.25 milion euro në shtëpinë e një zyrtari të Hamasit. Përpos parave të shumta, zyyrtarit i janë gjetur në banesë edhe armë, eksplozivë, pajisje luftarake, muncione e murtaja.
Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi ka thënë se më tepër se 100 persona janë vrarë në enklavë gjatë 24 orëve të fundit.
לוחמי היחידה הרב ממדית תחת פיקוד צוות הקרב החטיבתי 551 איתרו בביתו של בכיר בארגון הטרור חמאס במרחב ג'באליה, מזוודות של כספי טרור בשווי של כ-5,000,000 ש"ח ואמצעי לחימה רבים >> pic.twitter.com/LgwS5rY5hf
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) December 18, 2023
Hamasi sulmoi Izraelin më datë 7 tetor, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza. Më tepër se 12700 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve. /ZËRI/