Video

I shoqi vrau çiftin e moshuar në Dropull, gruaja: Ku të mbytem?

k.m.
I shoqi vrau çiftin e moshuar në Dropull, gruaja: Ku të mbytem?
Eftiqia Mastora

DROPULL- Eftiqia Mastora, 73 vjeçe, bashkëshortja e Thoma Mastorës, 69 vjeçarit që vrau të moshuarit Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia në Dropull, ka shpërthyer në lot për ngjarjen e rëndë. Nga pragu i shtëpisë së saj, ajo ka zbuluar detaje të tjera lidhur me të shoqin, që tashmë do t'i rëndojnë asaj. Përveçse e ka damkosur përjetë pasi ka vrarë dy persona, kishte marrë edhe kredi dhe tani e moshuara ka frikë se mbetet pa shtëpi.

"Kishte marrë edhe kredi, kam frikë se do më lërë pa shtëpi. Nuk e di çfarë të bëj, u çmenda fare. Kush e ndihmoi që e mori atë kredi? Unë ta takoj atë? Për çfarë, çfarë t’I them që more në qafë dy pleq? Çfarë t’i them e shkreta unë? Ai mori kredi, 1 milionë e gjysmë i kam dhënë unë për makinë se u çmend donte makinë. I kam marrë te motra ime dhe ia kam dhënë. Dua të interesoheni ku ka marrë kredi dhe kush e ndihmoi dhe ku i ka çuar?”- u shpreh 73 vjeçarja.“Nuk kam çfarë iu them tjetër, kërkoj ndjesë! Nuk kam çfarë të bëj më, më thoni edhe juve çfarë të bëj? Mua ai më mbaroi tani, nuk më del inati, me sëmundjet e mia, shqetësimet e mia. Nuk ka më asnjë punë me mua,"-rrëfen ajo duke qarë.

MOMENTI ME VIDEO: 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB