
TIRANË- Çfarë do të ndodhte me Tokën nëse do të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda? Edhe pse një njeri mund të qëndrojë pa ajër për më shumë se 5 sekonda, humbja e plotë e oksigjenit nga Toka do të kishte pasoja më të mëdha, edhe për një periudhë kaq të shkurtër kohore.
Sipas Thomas Mulligan, i cili njihet në TikTok për temat e tij në lidhje me hapësirën, sqaroi se çfarë do ndodhte.
“Do të vini re se qielli do të bëhet plotësisht i zi për shkak të mungesës së oksigjenit në atmosferë për të shpërndarë rrezet e dritës nga dielli,”-tha Thomas Mulligan.
Ai shtoi se avionët do të binin daj qiellit. Më pas, shtresa e ozonit do të zhdukej, gjë që do shkaktonte çarjen e daulleve për shkak të presionit atmosferik. Në të njëjtën kohë, të gjitha ndërtesat, urat dhe digat do të shemben dhe duke qenë se korja e Tokës përbëhet nga 45% oksigjen. E gjitha kjo, për 5 sekonda mungesë oksigjeni./ZËRI