Video

Hyri për grabitje, ngeci në dritare dhe gjeti vdekjen

47-vjeçar ka humbur jetën gjatë tentativës së dyshuar për të vjedhur një banesë në lagjen '8 shkurti' në qytet.

zh.ll
Hyri për grabitje, ngeci në dritare dhe gjeti vdekjen
Vellai i pronarit te baneses dhe Ilir zarka

TIRANË-Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë është regjistruar mbrëmjes e djeshme në Fier, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën gjatë tentativës së dyshuar për të vjedhur një banesë në lagjen '8 shkurti' në qytet. Grabitësi, Ilir Zarka, ka tentuar të futet në banesë për të grabitur, por ka mbetur i bllokuar në kangjellat e dritares për shumë orë, ndërsa është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm. Vëllai i pronarit bën me dije se ngjarja është zbuluar nga një fqinj që kujdeset për qenin e tyre, i cili në mëngjes ka konstatuar trupin e pajetë të personit të mbetur në dritare. Sipas tij, fillimisht personi kishte thyer xhemin e një dere, por pasi nuk kishte gjetur gjë aty, kishte tentuar të futej përmes xhamit të dritareje, ku edhe kishte ngecur. Ai bën me dije se në banesë nuk ndodhej njeri, pasi pronari prej dy muaj ndodhej në Greqi. Ndërkohë, trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Fierit dhe do të t’i nënshtrohet një autopsi për shkaqet e vdekjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB